Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, sot, më 12 shtator 2025, është mbajtur mbledhja e nëntë e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Të pranishëm në mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, si zakonisht ishin edhe drejtorët e drejtorive, përfaqësuesit e OSBE-së, zyrtarët komunalë dhe monitoruesit e seancës.
Anëtarët e komitetit si zakonisht ishin konstruktivë dhe diskutimet u fokusuan rreth buxhetit komunal për vitin 2026, ku edhe pika e miratimit të buxhetit u cedua për në mbledhjen e rregullt të kuvendit.
1. Shqyrtimi i vendimit për miratimin e buxhetit për vitin 2026.