Ftohen anëtarët e Kuvendit Komunal të Rahovecit, që të marrin pjesë në mbledhjen e gjashtë (6), e cila do të mbahet më datë 30 qershor 2025 (e hënë), me fillim në orën 10:00, në sallën e KK-Rahovec.
Për këtë seancë, propozohet ky
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Pyetjet, përgjigjet dhe diskutimet e kuvendarëve;
3. Shqyrtimi dhe miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB), 2026-2028;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për konstituimin e të drejtës së kalimit (servitutit sendor), ZK-Rahovec;
5. Shqyrtimi dhe mratimi i vendimit për miratimin e Planit të Punës për Ekipin Komunal për të Drejtat e Fëmijëve 2025-2028;
6. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për shfuqizimin e vendimit 01 nr.47/25, i datës 29.4.2025, për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit për nevojat e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV);
7. Shqyrtimi i raportit 6-mujor, janar-qershor 2025 të kryetarit të komunës;
8. Shqyrtimi i Informatës rreth aktiviteteve të KKSB-së për 6 mujorin e parë të vitit 2025;
9. Shqyrtimi i raportit rreth aktiviteteve të Këshillit të fshatit Hoçë e Madhe, për 6-mujorin e parë të vitit 2025;
10. Shqyrtimi i informatës për gjendjen e mbeturinave në komunën e Rahovecit, për 6-mujorin e parë të vitit 2025.