Në Qendrën Rezidenciale për Arte, aty ku natyra e bukur dhe peizazhet t’i kënaqin sytë, ta qetësojnë shpirtin dhe me freskinë e maleve përreth që duket se ia rrëmben të nxehtit, vërtet ndihesh i përmbushur, në përkujdesjen e OJQ “ART STUDIO” nga Rahoveci, në 26-vjetorin e çlirimit, me pjesëmarrje të shumë piktorëve profesionistë dhe nxënësve që po e shprehin talentin e tyre, u hap ekspozita e artistëve që me pikturat e realizuara me shumë përkushtim, i dhanë edhe më shumë peshë kësaj date të shënuar historike.

