Mes aktivitetesh të shumta shënohet Dita e Çlirimit të qytetit të Rahovecit.
Fillimisht kryetari priti në Komunë qytetarë dhe zyrtarë institucional, vazhdoi me homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe më pas u mbajt seanca solemne e Kuvendit Komunal.
Aktivitetet në shënimin e kësaj dite me rëndësi do të vazhdojnë gjatë tërë ditës deri në koncertin festiv me këngëtarët e komunës së Rahovecit, nga ora 20:00 përgjatë rrugës “Xhevat Kasapi”.
Urime Dita e Çlirimit të gjithë qytetarëve të Rahovecit!